Site icon Telegrafi

Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Telegrafi me video sensibilizuese

Muaji tetor njihet si muaji për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kancerin e gjirit dhe shtimin e vëmendjes për kontrolle të rregullta, si forma më e mirë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.

Numri i rasteve me kancer të gjirit ka shënuar rritje prej 3 deri në 5 për qind, gjë që thekson domosdoshmërinë për kontrolle të rregullta mjekësore.

Në vitin 2021 numri i grave të diagnostikuara me kancer ka qenë 420 deri në 430, ndërsa në periudhën janar-maj 2022 janë regjistruar 176 raste me kancer të gjirit.

Çelësi i trajtimit të kësaj sëmundjeje janë kontrollet rutinë që duhet të bëhen dhe zbulimi i hershëm i sëmundjes.

Me qëllim të ndërgjegjësimit të opinionit për sëmundjen e kancerit të gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve periodike, Telegrafi.com ka realizuar një video sensibilizuese.

Gjatë viteve të fundit, Telegrafi ka sjellë shkrime të shumta që kanë të bëjnë me rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes së kancerit, duke ofruar këshilla dhe informata lidhur me këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version