Site icon Telegrafi

Në mesin e të vrarëve në Kroaci dyshohet se është edhe nëna e autorit të krimit

Së fundmi, një person i armatosur ka vrarë pesë persona në një shtëpi të pleqve në Daruvar të Kroacisë.

Raportohet se pesë persona humbën jetën në vend, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pas aktit, vrasësi që besohet të jetë polic ushtarak ka ikur, por policia arriti ta kapte shumë shpejt.

Sipas mediave kroate, përveç punonjësve dhe banorëve të tjerë, në mesin e të vrarëve dyshohet se është edhe nëna e të armatosurit.

Lexo po ashtu Pesë të vdekur në Kroaci, një person hyri dhe qëlloi me armë në shtëpinë e pleqve

Siç ka bërë të ditur e përditshmja kroate Jutarnji list, vrasësi me inicialet K.P nga Donji Daruvar, i lindur në vitin 1973, ka hyrë në shtëpinë e të moshuarve dhe ka filluar të qëllojë.

Personi që akuzohet për kryerjen e krimit tani ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë.

Ndërkohë, në vendngjarje po vijon hetimi i drejtuar nga zëvendësprokurori i qarkut të Bjelovar.

Ndryshe, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ndodhet në Split. Ai do t’i drejtohet popullit pas orës 14:00. /Telegrafi/

Exit mobile version