Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku përvëç kësaj fushate në nivel qëndror kjo fushatë ka vazhduar edhe në nivel të komunave të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme në Komunën e Malishevës, nën udhëheqjen e koordinatores nga zyra për barazi gjinore Vera Bytyçi, si dhe me pjesëmarrjen e drejtuesve instucional e shoqëror, ka nisur fushata “16 ditë aktivizëm kundër dhunës dhe diskriminimit gjinor”.
Nga të gjithë ata që ishin të pranishëm në këtë diskutim u përcoll mesazhi : “Të gjitha pjesët e shoqërisë duhet të punojnë që familjet tona të jenë sa më të shëndosha dhe të kemi një rreth e një shoqëri sa më përgjegjëse, duke e zbatuar ligjin në fuqi, konventat dhe të drejtat e njeriut dhe familjes si dhe gjithë shoqërisë që të kontribuojmë në formimin sa më pozitiv të njeriut, dhe vetëm kështu ia dalim dhe përmbushim obligimin njerëzor e ligjor para qytetarëve.”
Për gjashtëmbëdhjetë ditë do të zhvillohen aktivitetet si dhe vizita të planifikuar në institucionet publike arsimore. /Telegrafi/