Site icon Telegrafi

Në katër episode në Netflix, Tarantino do të shfaqë një version të zgjeruar të “The Hateful Eight”

Gjersa shumëkush po e pret me padurim filmin e ri “One Upon a Time In Hollywood”, regjisori i famshëm, Quentin Tarantino, së shpejti do të sjell versionin aktual të zgjatur të filmit “The Hateful Eight” për platformën Netflix.

Dramën misterioze-kriminalistike, e cila ka marrë komente pozitive, gjithashtu do të shfaqet në shërbimin popullor si një mini-seri përmes katër episodeve 50 minutëshe.

Ndërsa shumë tifozë dhe kritikë të filmit nuk e kuptojnë pse regjisori ka vendosur në këtë mënyrë për të paraqitur një shfaqje që e kishte prezantuar tre vjet më parë, Tarantino nuk sheh asgjë të keqe.

” Netflix më pyeti nëse isha shumë i kënaqur me xhirimet dhe nëse dëshiroj q të shfaq në ekranet televizive filmin në tre ose katër episode, varësisht sasisë së materialit. Versioni i zgjeruar ka rreth 25 minuta përmbajtje të re dhe skena të tjera që nuk janë treguar film”, shpjegoi regjisori.

Formati episodik, i shtuar nga Netflix, ndihmon Tarantino të shfaqë situata të ndryshme nga perspektiva e karaktereve të ndryshme.

Netflix ka bërë më parë projekte të ngjashme të tilla, si “Black Mirror: Bandersnatch” ose “You vs. Wild”.

Ndryshe, “The Hateful Eight” tregon rrëfimin e një ushtari të pas Luftës Civile dhe ndjek aventurat e Marquis Warren, në rolin e Samuel L. Jacksonit, i cili ishte bllokuar në stuhi dëbore në një qytet të vogël në Colorados. /Telegrafi/

Exit mobile version