Në Izrael janë gjetur eshtra të njeriut mbi 1,5 milion vjet të vjetra, për të cilat shkencëtarët pretendojnë se është dëshmia më e re se në këtë rajon të botës ka ekzistuar njerëzimi qysh moti.
Një grup arkeologësh nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara gjetën eshtrat të një fëmije, që para më shumë se 1,5 milionë vite jetoi në luginën e Jordanisë, transmeton Telegrafi.
Fjala është për një fëmijë të moshës 6 deri në 12-vjeç, kurse bëhet fjalë për eshtrat të pjesës së poshtme të boshtit kurrizor.
Me këtë hulumtim është konstatuar se fëmija ishte më i gjatë sesa një fëmijë mesatar dhe ngjante me një të rritur – pra afro 1,8 metra.
Megjithatë, gjatësia e tij ishte e ngjashme me banorët e lindjes së Afrikës. Siç raporton Times of Israel, kjo është dëshmia më e re për ekzistimin e njeriut, përkatësisht i dyti më i vjetër jashtë Afrikës. /Telegrafi/