Shakira ka dhënë intervistën e parë pas ndarjes nga Gerard Pique, duke i dhënë fund kështu të gjitha aludimeve në rrjet.
Këngëtarja, që u nda nga ish-futbollisti pas 11 vitesh, mes akuzave se e kishte tradhtuar, më parë u tha se po e konsideronte si një intervistë për të zbuluar detajet e ndarjes.
Intervista e shumëpritur do të publikohet gjatë ditës së sotme (e martë), ku do të flasë për shumë gjëra me gazetarin Enrique Acevedo.
Dhe në mes të intervistës, ylli kolumbian thumboi edhe të dashurën e re e Piques, gjersa deklaroi: “Ka një vend të rezervuar në ferr për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera”.
Në një pjesë tjetër të intervistës, Shakira duket se po diskuton sfidat e fundit në jetën e saj dhe shprehet se është e gatshme të përballet me çdo gjë.
Ajo thotë: “Unë jam gati për raundin tjetër. Jeta mund të vijë dhe të më tregojë se çfarë ka më shumë”.
Superylli kolumbian diskuton gjithashtu bashkëpunimet e saj të fundit me Ozuna, Bizarrap dhe Karol G si dhe planet për të ardhmen.
Ajo tregoi se si përfundoi duke bashkëpunuar me Bizarrap në këngën ku thumboi çiftin e ri, e cila u bë virale dhe shpërtheu me klikime.
Në këngën e saj të fundit, “TQG”, Shakira ka thumbuar sërish Piquen dhe Clara Chian.
“Jeta është bërë edhe më e mirë për mua. Ju nuk jeni më i mirëpritur këtu”, thuhej në një pjesë të tekstit.
Pique dhe Shakira u ndanë në qershor të vitit të kaluar pas 12 vitesh së bashku.
Ata ndajnë bashkë dy djem: Milan dhe Sasha. /Telegrafi/