Një banor i Hong Kongut ka paguar 3 milionë euro (25.5 milionë dollarë Hong Kongu) për një targë me shkronjën e vetme “R” pasi ka vendosur ofertën më të lartë në një ankand qeveritar.
Megjithatë, shuma mbresëlënëse ende është më pak se rekordi botëror.
Gazeta South China Morning Post kishte raportuar se Departamenti i Transportit i Hong Kongut kishte mbajtur një ankand të “Vitit të Ri Hënor” të dielën e 12 shkurtit e që përfshinte 49 targa të ndryshme, çmimi rezervë prej afro 600 eurove (5000 dollarëve HK), shkruan Drive, përcjell Telegrafi.
Sipas gazetës, ofertimi për targën “R” u përshkallëzua shpejt në rritje shumë milionëshe, duke tërhequr më shumë se 60 oferta përpara se të arrinte çmimin e prej pak më shumë se 3 milionë euro (25.5 milion dollarë HK).
Rezultati i konvertuar i ankandit është pothuajse dyfishi i çmimit më të lartë të regjistruar të paguar për një targë australiane – rekord ky i vendosur në 2017 në 1,57 milionë euro (2.45 milionë dollarë australian) – por nuk arrin të afrohet tek rekordet ekzistuese të Hong Kongut dhe tek ato botërore.
Në marsin e vitit 2021, një targë e Hong Kongut me një shkronjë të vetme “W” ishte shitur për 3.09 milionë euro (26 milionë dollarë HK) në një tjetër ankand të udhëhequr nga qeveria, shifër kjo e cila mbetet më e larta deri tani.
Targa më e shtrenjtë në botë thuhet se u shit në vitin 2008, targë kjo e cila kishte vetëm numrin “1”, e cila ishte shitur në Emiratet e Bashkuara Arabe me çmim prej 13.25 milionë euro (52.2 milionë dirham). /Telegrafi/