Site icon Telegrafi

Më në fund – 50 Cent dhe Eminem bashkojnë forcat për një album

Eminem dhe 50 Cent

Duket se bashkëpunimi që shumë fansa kanë pritur më në fund po realizohet.

Përkatësisht, 50 Cent ka konfirmuar se do të realizojë një album të përbashkët me Eminem.

Ai ndau lajmin që shumëkush e priste për një kohë shumë të gjatë pasi janë përfolur edhe më herët.

“Duket se në fund të fundit do të rikthehem në studio”, ka shkruar ai. “Më duhet të bëj fillimisht shfaqjet në Vegas”.

Përpara se kjo të bëhet, 50 Cent do të shënojë histori me serinë e tij të parë të koncerteve në Las Vegas të titulluar “50 Cent: In Da Club”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga 50 Cent

Postimi i 50 Cent për një kohë të shkurtër mblodhi mbi 150 mijë pëlqime në Instagram.

“Kemi pritur me padurim”, “kjo mund të shpëtojë hip hopin”, “kjo është e mahnitshme” – janë vetëm disa nga komentet që morën nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version