Site icon Telegrafi

Në edicionin e ri të koleksionit të ri, Katie Holmes ka veshur tuta Mango

Në të vërtetë, në një shëtitje në rrugët e Nju-Jorkut, Katie ka pasur të veshur tuta nga koleksioni më i ri i vjeshtës

Aktorja, e cila tani është nën vështrimin edhe më mprehtë të paparacëve, pasi dihet se është në një lidhje të re, u kap duke ecur me të zgjedhurin e saj Emilio Vitolo Jr.

Tutat janë pjesë e veshjes gjithnjë e më të përfaqësuar në të gjitha koleksionet e brendeve, transmeton Telegrafi.

Është theksuar kjo me situatën epidemiologjike në skenën globale dhe me faktin që shumica punojnë nga shtëpia dhe tutat shtëpiake kanë marrë momentin e vet të stilit të rrugës dhe është bërë rroba më e preferuar për ditët e vjeshtës – aq më parë nëse është pjesë e setit.

Tuta e thurur Mango me bel të lartë të cilën e ka zgjedhur Katie vjen në variantin bezhë, ndërsa aktorja e kombinoi atë me një bluzë të bardhë, xhaketë sportive dhe atlete.

Tutën e ka vënë në pah me çorape, ndërsa mbi supe ka hedhur çantën e zezë dhe përfundimisht ka treguar që tutat mirëpritën momentin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version