Site icon Telegrafi

Në Bruksel, Spasovski do të nënshkruajë marrëveshje të përtërirë me KE-në për luftën kundër terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nesër në Komisionin Evropian, së bashku me homologun e tij shqiptar, Bledar Çuçi dhe Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ilva Johansson, do të nënshkruajnë marrëveshje të reja për luftën kundër terrorizmit në mënyrë që të zbatohet Plani i Përbashkët i Veprimit për luftën kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Spasovski do të zhvillojë një takim pune trepalësh me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ilva Johansson dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, ku do të diskutohet për menaxhimin e migracionit, veçanërisht Plani i Veprimit i BE-së për rrugën e Ballkanit Perëndimor, Raporti mbi Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, Krimin e Organizuar dhe Terrorizmin./Telegrafi/

Exit mobile version