Site icon Telegrafi

Në Berlin s’ka dilema rreth perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Në Berlin nuk ka dilemë lidhur me përparimin e Maqedonisë së veriut drejt BE-së. Është më e sigurt se Shqipëria, për shkak të krizës politike, do të bjerë nga paketa, shkruan agjencia gjermane e lajmeve “DPA”, përcjell AIM.

Siç njoftoi të hënën “Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase, pavarësisht kritikave nga CDU konservatore, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas vazhdon të avokojë hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai tha se vendimi mbi këtë temë nuk do të merrej në takim të ministrave të jashtëm të BE javën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne duam të hapim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha një politikan nga radhët e Socialdemokratëve gjermanë të enjten.

Duke pasur parasysh rezistencën e Francës ndaj një lëvizjeje të tillë, Maas tha se mund që edhe më vonë të vendoset kur të ketë mundësi për të bindur udhëheqësit skeptikë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU-së në Bundestag, Johan Vadefull, tha se pavarësisht nga këto qëndrime, Parlamenti do t’i japë dritën jeshile qeverisë edhe në fund të shtatorit.

Lexo po ashtu Çfarë mesazhi i dha Merkel Zaevit me veshjen e saj?

Kuvendi holandez votoi të mërkurën për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut, por jo me Shqipërinë. Vendimin përfundimtar BE do të sjellë në tetor./Telegrafi/

Exit mobile version