Site icon Telegrafi

Në 17 vjetorin e Pavarësisë, Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli sjellin këngën e re “1432 engjëj”

Foto: Screenshot/YouTube

Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli janë bërë bashkë për një projekt të veçantë muzikor.

Bëhet fjalë për “1432”, një këngë që u publikua në nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Nënë e bijë vijnë me një interpretim të mahnitshëm, në një projekt të ndjerë dhe emocionues.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Faruk Tasholli me muzikë dhe orkestrim nga Wirusi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Disa pamje të luftës që janë shfaqur në videoklip janë marrë nga Nuhi Bytyqi.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe ka marrë vlerësime të shumta.

Veç kësaj, Shkurta shquhet edhe për disa projekte të tjera që kanë marrë vëmendje, e dëgjohen edhe sot me shumë ëndje. /Telegrafi/

Exit mobile version