Sipas raportimeve, një kope delesh që përpiqeshin të gjenin bar të freskët për ushqim për shkak të përmbytjeve ekstreme, filluan të silleshin në mënyrë të çuditshme pasi hëngrën pjesë të mëdha të një kulture kanabisi.
Kopeja e deleve pushtoi një serë që prodhonte kanabis medicinal në Greqi.
Pronari tha se të korrat tashmë ishin dëmtuar rëndë nga një valë të nxehti dhe stuhia Daniel – dhe delet kishin përfunduar “atë që kishte mbetur”, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Kopeja kishte qenë duke kullotur në fushat e përmbytura të Thesalisë, në Greqinë qendrore, përpara se të shkonte në serën pranë qytetit të Almyros për të ngrënë rreth 100 kilogramë kanabis, raportoi uebfaqja TheNewspaper.gr.
Pronari i të korrave për uebfaqen deklaroi: “Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë”.
“Kishim valën e të nxehtit dhe humbëm shumë prodhim. Patëm përmbytjet, humbëm pothuajse gjithçka. Dhe tani kjo. Kopeja hyri në serë dhe hëngri atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht”, shtoi tutje ai. /Telegrafi/