Sonte emisioni “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, pritet ta ketë sërish vëmendjen e plotë të opinionit sportdashës.
Në studion e nxehtë të “Duelit”, diskutohet për dy ndeshjet e radhës të Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
“Dardanët” të enjten më 21 mars, janë nikoqirë të Danimarkës në miqësoren e parë për vitin 2019. Katër ditë më pas djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challandes, e nisin ciklin kualifikues për kampionatin evropian. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, zbret Kombëtarja bullgare.
Për këto ndeshje diskutohet në emisionin “Dueli Sportiv”, ku i ftuar është edhe ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, krahas së cilit janë edhe ish-futbollisti Debatik Curri dhe analistët, Ismet Munishi e Arsim Plepolli.
Nuk do të lihet anash as Kombëtarja e Shqipërisë dhe xhiroja e 23-të e Ipko Superligës. “Dueli Sportiv” fillon në orën 22:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTV Dukagjini.