Sunao Cuboi, kundërshtar i ashpër i armëve bërthamore, që i mbijetoi sulmit me bombë bërthamore në qytetin japonez Hiroshima gjatë vitit 1945, ka ndërruar jetën në moshën 97-vjeçare, ka bërë të ditur sot organizata e luftëtarëve kundër armëve bërthamore që ai e udhëhiqte.
Cuboi “ndërroi jetë nga anemia”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate, që njëherit anëtarët e saj ishin viktima të bombardimeve në Hiroshimia dhe Nagasaki, transmeton Telegrafi.
Gjatë 6 gushtit të vitit 1945, asokohe 20-vjeçar, Sunao Cuboi ishte rrugës për në shkollën inxhinierike në Hiroshima, kur u hodh bomba e parë bërthamore nga aeroplani amerikan – duke shpërthyer mbi qytetin që për pak sekonda u shndërrua në “ferr”.
“Pësova djegie në tërë trupin”, tha Cuboi i cili atë vit ishte takuar me Barack Obama, presidentin e parë amerikan që shkoi në Hiroshima për të nderuar viktimat.
“Kam qenë lakuriq, duke tentuar të iki për tri orë, por nuk kam pasur më fuqi të eci”, ka shtuar ai për AFP. /Telegrafi/