Site icon Telegrafi

Ndërpritet ndeshja mes Reims dhe Lille shkaku i një ndërhyrje horror nga Kone ndaj Gomes

Është ndërprerë ndeshja në mes të Reims dhe Lille në kuadër të startit të sezonit 2024/25 në Ligue 1.

Derisa ndeshja kishte një rrjedhje normale për gati 16 minuta, u pa një skenë e shëmtuar nga lojtari i Reims.

Mbrojtësi i vendasve, Abdoul Kone bëri një ndërhyrje brutale ndaj Angel Gomes, duke e lënë të shtrirë në fushë.

Lojtari i Lilles ka pësuar lëndim të rëndë, me çka edhe u pasua ndërprerja e ndeshjes.

Tifozët e Reims kanë thirrur emrin e Gomes, si shenjë mbështetje nga lëndimi i rëndë i pësuar.

Ende nuk dihet nëse ndeshja do të riluhet, por që lojtari ka pësuar lëndim të rëndë nga ndërhyrja e Kone.

Mbrojtësi i Reims i ndëshkua direkt me karton të kuq për atë ndërhyrje që nuk ka vend në futboll. /Telegrafi/

Exit mobile version