Site icon Telegrafi

Ndarja e 100 eurove për studentët – Qeveria thotë se janë drejt finalizimit të platformës, aplikimi do të bëhet përmes e-Kosova

Pas hapjes për aplikim për punëtorët e sektorit privat, funksionalizimi i platformës për studentët do të ndodh shumë shpejt.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu duke shtuar se aplikimi do të bëhet përmes e-Kosova.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Lexo po ashtu Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim që për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Kjo masë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, buxhetit do t’i kushtoj rreth 100 milionë euro dhe përfshinë mbi 800 mijë qytetarë. /Telegrafi/

Exit mobile version