Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se Departamenti për krime të rënda në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndaluar për 48 orë një person me inicialet F.Y., pasi dyshohet për falsifikim të dokumentit zyrtar.
Siç bëhet e ditur në njoftim, ai është ndaluar pas hetimeve të bëra për muaj me radhë.
Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në regjistrin zyrtar që evidenton hyrje-daljet e punëtorëve në Komunën e Novobërdës, ka nënshkruar vijueshmërinë në vendin e punës, kinse ka qenë i rregullt edhe pse në bazë të hyrje-daljeve nga të dhënat e policisë kufitare, dokumentohet se i njëjti gjatë kësaj kohe ka qenë jashtë shtetit të Kosovës./Telegrafi/