Roberto Martinez ka marrë masa strikte ndaj futbollistëve duke ua ndaluar disa gjëra gjatë grumbullimit me kombëtaren.
Futbollistët e Belgjikës do të ndëshkohen nëse shkelin rregullat e reja të vëna nga përzgjedhësi i përfaqësueses.
Çdo lojtar që vonohet në stërvitje do të gjobitet me 1.000 euro, derisa ata që zihen duke tymosur cigare apo duke pirë alkool do të paguajnë nga 2.000 euro, transmeton KP.
Kujtojmë se mesfushori belg, Radja Nainggolan, është zënë me cigare në dorë sa ishte i grumbulluar me kombëtaren e Belgjikës për Kampionatin Evropian që këtë verë është mbajtur në Francë.