Site icon Telegrafi

Navalny i bën thirrje bashkëkombësve që të protestojnë kundër pushtimit rus në Ukrainë

Alexei Navalny nga opozita ruse dhe njëherit kritik i ashpër i Vladimir Putinit, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në Twitter – ku u bënë thirrje demonstruesve në mbarë Rusinë që të vazhdojnë të protestojnë kundër invazionit rus në Ukrainë.

Navalny i cili prej një viti qëndron prapa grilave dhe që më herët ishte helmuar dhe akuzonte Kremlinin se qëndron prapa sulmit të tij, tha se “Ne – Rusia, duam të jem një komb i paqes. Por pak njerëz në botë mund të na quajnë kështu tani”, ka shkruar Navalny.

Ai madje bëri thirrje që “rusët të mos jenë komb i frikës dhe heshtjes, dhe të mos sillen sikur nuk po e shohin luftën”.

“Është dekada e tretë e shekullit XXI, dhe po vazhdojmë të shikojmë lajme për njerëzit që po vriten, tanket dhe shtëpitë po digjen. Jemi dëshmitarë i kërcënimit për një luftë bërthamore”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version