Manchester City ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Tottenhamit, në kuadër të rrethit të katërt të FA Cup.
Mysafirët arritën të kalojnë në avantazh përmes Oscar Bobb (6’), mirëpo goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
City pati një tjetër mundësi të artë shënimi, kësaj radhe me anë të Julian Alvarez (48’), por golin atij ia mohoi një ndërhyrje vendimtare nga një lojtar i Tottenhamit.
Të besuarit e Guardiolës humbën dy raste të njëpasnjëshme shënimi, ku në rast për gol ishin Bernardo Silva dhe Kevin De Bruyne.
Looking for the breakthrough 🔍
⚪️ 0-0 ⚡️ #ManCity pic.twitter.com/zP6ucsfryw
— Manchester City (@ManCity) January 26, 2024
Silva (81’) bëri një gjuajte të fortë ne mesin e portës, por Vicario i vendasve reagoi më së miri duke ia mohuar golin.
Menjëherë në aksionin vijues De Bruyne (82’) shpërdoron një tjetër rast të pastër për gol, pas një pasimi të bukur nga Phil Foden, me gjuajtjen e tij që përfundoi shumë afër shtyllës.
Teksa dukej se ndeshja do përfundonte me barazim dhe do të duhej ndeshja e dytë për të vendosur ekipin që do kualifikohet, në skenë doli Nathan Ake.
Ake (88’) ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, për të shënuar nga një top i kthyer në zonë për 1-0 dhe për t’i dhënë ekipit të tij kualifikimin e merituar.
NATHAN AKE GOALLLLL WE HAVE FINALLY SCORED AT TOTTENHAM STADIUMMM COME ONNNNNpic.twitter.com/V1pNRO2M01
— 17 (@DxBruyneSZN) January 26, 2024
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, “Qytetarët” arritën ta menaxhojnë mirë avantazhin dhe kështu siguruan kualifikimin në fazën e ardhshme./Telegrafi/