Poezi nga: William S. Merwin
Përktheu: Kolec P. Traboini
Fli e qetë dashuria ime e vjetër
e bukura ime në errësirë
nata është ëndrra që kemi
siç ti e di siç ti e di
nata është një ëndërr ti e di
dashuri e vjetër në errësirë
rreth teje kur ti shkon
pafundësisht siç ti e di
në natën ku ti shkon
fli e qetë dashuria ime e vjetër
pafundësisht në errësirë
në dashuri të cilën ti e di