Aktoret e njohura, Natalie Portman dhe Julianne Moore, kanë pranuar role në dramën “May December”, e cila do të xhirohet nën drejtimin e Todd Haynes.
Filmi ndjek një aktore të re hollivudiane (Portman), e cila shkon në bregdetin e Maine për të takuar një grua (Moore), karakteri i të cilës duhet të interpretohet në filmin e ri.
Bëhet fjalë për një grua e cila ishte në qendër të vëmendjes së publikut dy dekada më parë kur u martua me një burrë 23 vjet më të ri.
Këto janë detajet e vetme që janë bërë të njohura, ashtu që nuk dihet më shumë rreth komplotit të filmit.
Skenari është shkruar nga Samy Burch, kurse xhirimet do të fillojnë në vitin 2022. /Telegrafi/