Rafael Nadal e ka demoluar Novak Djokovicin në finalen e French Open për të barazuar rekordin e Roger Federer për numrin e triumfeve Grand Slam.
Spanjolli ishte në formën e tij më të mirë që nga fillimi i përballjes duke mos i lënë hapësira tenistit që renditet i pari në ranglistën botërore.
Ai ishte dominues në të tria setet, të cilat i fitoi me rezultat 6-0, 6-2 dhe 7-5.
All the emotions 🥺@RafaelNadal #RolandGarros pic.twitter.com/OJrmuofQYF
— Roland-Garros (@rolandgarros) October 11, 2020
Ky është trofeu i 13-të i Nadalit në Roland Garros dhe trofeu i 20-të në total Grand Slam, po aq sa zvicerani Federer.
“Dua t’u dërgoj një mesazh të gjithëve në botë, po përballemi me një prej çasteve më të këqija që mbajmë mend në botë, në përballjen dhe luftën kundër këtij virusi”.
Pure joy 😍@RafaelNadal #RolandGarros pic.twitter.com/b9k9aR9q5P
— Roland-Garros (@rolandgarros) October 11, 2020
“Vazhdoni përpara, qëndroni pozitivë dhe jua uroj të gjitha të mirat. Së bashkua do t’ia dalim dhe do ta mposhtim këtë virus së shpejti”, ishte mesazhi i Nadal pas fitores. /Telegrafi/
20 Grand Slams but only 👆 @RafaelNadal #RolandGarros pic.twitter.com/WWTCJ01sNf
— US Open Tennis (@usopen) October 11, 2020