Myrto Uzuni ka vazhduar me fortë të mirë në La Liga 2, ku ishte akteri kryesor në fitoren e Granadas ndaj Andorras me rezultat 2-0.
Sulmuesi shqiptar shënoi dy herë që në fillimin e takimit, duke treguar se nuk është rastësisht top shënues në nivelin e dytë të futbollit spanjoll.
Goli i parë erdhi në minutën e 10-të, kur Jose Callejon asistoi te Uzuni i cili kaloi portierin dhe shënoi për 1-0.
Pas vetëm tre minutash sërish Callejon vodhi një top afër zonës, pasoi te shqiptari i cili me portë të zbrazur shënoi për 2-0.
Uzuni ka 14 gola dhe kryeson me meritë dhe bindshëm renditjen e golashënuesve të La Liga 2./Telegrafi/