Site icon Telegrafi

Muzeu i automjeteve mbretërore në Egjipt – koleksioni që nga koha e Mehmet Ali Pashës

Muzeu i Automjeteve Mbretërore gjendet në Kajro të Egjiptit. Është një nga muzetë më prestigjiozë.

Ky muze është projektuar për të ekspozuar dhe ruajtur trashëgiminë kulturore të automjeteve mbretërore.

Këto automjete datojnë nga epoka e familjes Kavalali të Memhet Ali Pashës, raporton trt.

Muzeu përmban një koleksion mbresëlënës të karrocave mbretërore.

Aty gjenden edhe modelet e medaljeve, veshjet e punonjësve dhe pajisjet e kalërimit.

Muzeu Mbretëror i Automjeteve, i cili ka në muret e tij piktura vaji të së njëjtës periudhë, shquhet si një nga muzetë e paktë në botë që është i specializuar në ekspozimin e automjeteve të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version