Mesfushori Florent Muslija ka thënë se Kosova luajti mirë ndaj Irlandës së Veriut, por nënvizoi se duhet të përmirësohen si ekip.
Kosova u mposht nga Irlanda e Veriut me rezultat 2-1 edhe pse ishte duke fituar.
“Na vjen keq që e humbëm lojën në fund. Kemi bërë ndeshje të mirë. Kemi mundur ta fitojmë lojën, por kështu e ka futbolli ndonjëherë. Ne do të vazhdojmë tutje”.
“Nuk patëm mungesë koncentrimi. Shënuam për 1-0 dhe besoj se u lodhëm edhe ne. Në fund kemi lënë shumë hapësira për kundërshtarin. Këto gjëra duhet që ne si ekip t’i përmirësojmë”.
“Pasi shënuam gol kishim sistemin e qëndrimit prapa, në defensivë për ta ruajtur rezultatin, apo ta shënonim edhe golin e dytë”, ka thënë Muslija për Supersport.
Kosova pas kësaj humbje është në vendin e dytë me 6 pikë, një më shumë se Qipro me të cilën ndeshet javën e ardhshme. /Telegrafi/