Kosova e ka gjetur dy herë golin e epërsisë ndaj Qipros në takimin që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në sfidën e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve, Dardanët gjatë gjithë kohës e kërkonin avantazhin.
Dhe pas ndërtimit të disa rasteve, arritën ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 22-të të takimit.
Florent Hadërgjonaj harkoi nga ana e djathtë, ndërsa topi u devijua me kokë nga një lojtar qipriot. Mirëpo, vetëm sa për të arritur në këmbët e Florent Muslijës, i cili realizoi një gol shumë të bukur.
Në fund të pjesës së parë, Kosova e realizoi edhe golin e dytë ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri’. Muriqi asistoi te Donat Rrudhani, i cili krijoi hapësirë dhe shënoi (45’). /Telegrafi/
/Telegrafi/
https://twitter.com/sr_samuel_99/status/1574839564170137606
https://twitter.com/_TheNextWave/status/1574846688493293572
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1574840056401072163
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1574845901314707457