Site icon Telegrafi

Murati njofton se janë ekzekutuar pagat e dhjetorit, këshillon qytetarët  të festohet me produkte vendore

Foto: Arkiv

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar të gjithë shërbyesit e sektorit publik se janë ekzekutuar pagat e shërbyesve civil për muajin dhjetor.

“Sot kemi ekzekutuar edhe pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, duke përmbyllur kështu vitin fiskal sa i përket shpenzimeve”, ka njoftuar Murati.

“Nëse llogarisim edhe shtesat që u ekzekutuan para dy ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë”, ka shtuar tutje ai.

Lexo po ashtu Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët

Megjithatë i pari i Financave ka këshilluar qytetarët që të shpenzojnë mjetet duke blerë produkte vendore.

“Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani”.

Ai thotë se duke blerë produkte vendore rritet buxheti e rrjedhimisht edhe pagat.

Lexo po ashtu Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit

“Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët”, ka shkruar tutje Murati./Telegrafi/

Exit mobile version