Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se për muajin mars janë gati dy mijë të punësuar në “Super Puna”, gjersa për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni.
Murati në një postim në Facebook shkruan se përbërja gjinore e të punësuarve janë vajza.
“Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në Super Puna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni. Një fakt interesant e që na bën të krenohemi është edhe përbërja gjinore e të punësuarve – mbi 51% janë vajza. Pra, përveç adresimit të problemit të punësimit të të rinjve në përgjithësi, superpuna po ndihmon edhe në rritjen e punësimit për vajzat e gratë në veçanti”, shkruan Murati. /Telegrafi/