Site icon Telegrafi

Mund t’ju ketë ikur, Son Heung-min shënoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Eintracht Frankfurt

Son Heung-min shënoi një gol të mrekullueshëm për Tottenham Hotspur në fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Eintracht Frankfurt të mërkurën mbrëma.

Spurs morën një fitore të ngushtë 3-2 në Londër të mërkurën mbrëma pasi luajtën kundër 10 lojtarëve në pjesën më të madhe të pjesës së dytë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Son (19’, 36’) dhe Harry Kane (28’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Daichi Kamada (14’) dhe Faride Alidou (87’).

Megjithatë, goli i dytë personal apo i treti i Spurs i shënuar nga Son ka ‘vjedhur’ vëmendjen e të gjithëve.

Son arriti të shënoj një supergol pas një goditje të fortë me gjysmë vole, duke mos i dhënë asnjë mundësi portieri kundërshtar të ndërhyj.

Goli i yllit nga Koreja e Veriut ka pushtuar rrjetet sociale duke u komentuar jashtëzakonisht shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version