Telegrafi

A mund t’i gjeni tre kameleonët e fshehur në enigmën sfiduese?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë “kërko dhe gjej”?

Një artist grafik, Gergely Dudas nga Dresden, Gjermani, ndau një enigmë të re vizuale që përmban tre kameleonë të shpërndarë në tufa me gjethe tropikale të gjelbërta.

Kameleonët mund të gjenden duke parë në drejtime dhe kënde të ndryshme.

Disave u duket bishti ose koka, përcjell Telegrafi.

Por, ata nuk janë të gjithë një ngjyrë, andaj edhe përzihen me gjethet me nuanca të ndryshme.

Dudas e postoi artin në faqet e tij në rrjete sociale, ku ndjekësit zbuluan nëse ishin në gjendje ta zgjidhnin enigmën.

Artisti tha se ai u frymëzua nga një prej modeleve të tij komike përpara se të krijonte enigmën e kameleonit.

Siç raportohet, Dudas është një autor dhe artist komik dhe ka botuar një sërë librash të ilustruar, duke përfshirë “Bear’s Springtime Book of Hidden Things” dhe “Bear’s Merry Book of Hidden Things: Christmas Seek-and-Find: A Christmas Holiday Book for Kids”. /Telegrafi/