Site icon Telegrafi

Mund të shkaktojë humbje të shikimit: Një simptomë e heshtur në sy tregon se keni shtypje të lartë të gjakut

(Foto: Pexels)

Shtypja e lartë e gjakut, e njohur edhe si hipertensioni, prek shumë njerëz në botë, ndërsa vetëm në Mbretërinë e Bashkuar prek një në tre të rritur.

Një simptomë relativisht e panjohur mund të nënkuptojë se ju e keni të rritur ndjeshëm presionin e gjakut, prandaj është e rëndësishme të reagoni në kohë.

Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se nëse keni shikim të paqartë, sigurohuni që të kontrolloni për simptoma të tjera të presionit të lartë të gjakut.

Lexo po ashtu Katër pijet që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në një rrezik në rritje, jo vetëm për sëmundje të zemrës, por edhe për goditje në tru. Pamja e paqartë mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut që furnizojnë retinën me oksigjen.

“Mungesa e fluksit të gjakut në retinë çon në shikim të paqartë ose humbje të plotë të shikimit. Njerëzit me diabet dhe presion të lartë të gjakut janë në rrezik edhe më të madh për zhvillimin e kësaj gjendjeje. Menaxhimi i presionit të gjakut është gjithashtu i vetmi trajtim për retinopatinë hipertensive”, thonë nga American Heart Association.

Lexo po ashtu Personat me shtypje të lartë të gjakut duhet ta shmangin sheqerin

Përveç kësaj, presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë grumbullimin e lëngjeve nën retinë, gjë që dëmton shikimin dhe mund të dëmtojë gjithashtu nervin optik.

Simptoma të tjera të presionit të lartë të gjakut që mund t’u kushtoni vëmendje janë gjakderdhja e shpeshtë nga hundët, dispnea, dhimbje gjoksi, dhimbje koke dhe marramendje. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, vizitoni mjekun juaj. /Telegrafi/

Exit mobile version