Muhamet Dragusha ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Trajneri ka rrëfyer shumë histori interesante, ndër to edhe personin që e zbuloi talentin e tij në futboll.
“Shkova në shkollë, në lëndën e edukatës fizike më pa profesori tashmë i ndjerë Jakup Uka dhe më tha eja në zyre”, rrëfen fillimisht Dragusha.
“Si persona ka qenë shumë i vështirë dhe të gjithë i frikësoheshim”.
“Mendoja se kisha bërë ndonjë gabim edhe pse isha shumë i edukuar…”, rrëfen më tej trajneri kosovar.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe KGM Kosova. /Telegrafi/