Mykhailo Mudryk ka finalizuar kalimin e tij nga Shakhtar Donetsk te Chelsea pasi ra dakord për kushtet personale me klubin.
Reprezentuesi ukrainas, i cili mbushi 22 vjeç në fillim të këtij muaji, ka nënshkruar një kontratë tetëvjeçare e gjysmë me Blutë në një shumë prej 70 milionë + 30 milionë euro bonuse.
“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për Chelsean”, deklaroi fillimisht Mudryk pasi përfundoi lëvizjen e tij.
“Ky është një klub i madh, në një ligë fantastike dhe është një projekt shumë tërheqës për mua në këtë fazë të karrierës sime. Jam i emocionuar që takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe mezi pres të punoj dhe të mësoj nën Graham Potter dhe stafin e tij”.
Një lojtar i aftë me shumë ritëm, Mudryk ka krijuar shpejt një reputacion si një nga lojtarët sulmues më të rrezikshëm në Evropë në situatat një kundër një.
Ai është paraqitur në të dy krahët për Shakhtar Donetsk, por shumë nga paraqitjet e tij më të mira erdhën kur shkoi nga e majta në këmbën e tij të preferuar të djathtë. /Telegrafi/
Mykhailo Mudryk has finalised his move from Shakhtar Donetsk after agreeing personal terms with the Blues. 🤝
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 15, 2023