YouTuberi i njohur MrBeast publikoi ditë më parë një video ku provoi një varg makinash nga ajo që kushtonte 1 dollarë tek ajo që kushtonte 100 milionë dollarë.
Shumica e këtyre makinave ishin luksoze, dhe ishin të njohura për veçoritë e tyre interesante. Një veturë mund të fluturonte dhe tjetra mund të operonte në ujë, transmeton Telegrafi.
Por, MrBeast thotë se gjithashtu voziti atë që ai thotë se supozohet të jetë “vetura më e sigurt në planet” që ka një çmim prej 300 mijë dollarë.
“Makina ka këto dritare antiplumb që janë të trasha. Makina është gjithashtu e mbështjellë me forca të blinduara rezistente ndaj eksplozivëve”, thotë ai në videon në YouTube.
Përveç kësaj ai vendosi ta hedhë në testim rezistencën e kësaj makine të brendit Rezvani, duke e eksploduar. Makina i mbijetoi shpërthimit me vetëm disa gërvishtje.
“Nëse po kërkoni për një makinë që mund të përballojë një bombë, ju rekomandoj zyrtarisht këtë”, thotë ai.
Për të bërë një krahasim ai bëri të njëjtën gjë edhe me një makinë normale. Por, rezultati nuk qe i njëjtë pasi copëzat e manekineve brenda fluturuan në ajër pas shpërthimit. /Telegrafi/