Telegrafi

MPB: Arrestohen dy vjedhës të druve

Gjatë ditës së djeshme në lagjen “Çezmja Ajduçka” në Kumanovë, zyrtarë policorë kanë arrestuar personin me iniciale A.G nga Kumanova dhe personin S.N. nga Kriva Pallanka.

Të njëjtit sipas MPB-së po transportonin dru zjarri pa dokumentacion përkatës.

“Gjatë kontrollit të një automjeti mallrash “TAM” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga A.G., ndërsa pasagjer ishte S.N., u konstatua se po transportonin gjashtë metër kub dru zjarri të pavulosur dhe pa dokumentacion. Automjeti dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa personat janë ndaluar në stacion të policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.