Site icon Telegrafi

Mourinho tregon dorën e hekurt që në ditën e parë të stërvitjes, dëbon tetë lojtarë nga Roma

Jose Mourinho e ka bërë të dukshme praninë e tij në Romë pasi thuhet se ka dëbuar tetë lojtarë të njohur të ekipit të parë nga dita e parë e trajnimit para-sezonal të klubit italian.

Menaxheri 58-vjeçar portugez kishte bërë kthimin e tij të bujshëm në menaxhim pasi u shkarkua nga Tottenham Hotspur në muajin prill.

Periudha zhgënjyese 17-mujore e Mourinhos në klubin anglez mori fund vetëm disa ditë para humbjes 1-0 të Spurs ndaj Manchester Cityt në finalen e Carabao Cup.

Lexo po ashtu Mourinho mbërrin në Romë, mbi 500 tifozë në aeroport për ta pritur 'Special One'

Roma kaloi një sezon zhgënjyes pasi përfunduan në vendin e shtatë në Serie A dhe u eliminuan nga Manchester Unitedi në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Mourinho, i cili pasoi trajnerin Paulo Fonseca te Roma, mori rolin e tij të ri në klubin italian në 1 korrik dhe po përgatit një s’pastrim të madh këtë verë.

Sipas mediumi Sky Sport Italia, ‘Special One’ ka larguar tetë lojtarë nga pjesëmarrja në stërvitjen e ekipit të parë të Romës pasi ata nuk përshtaten në planet e tij.

Një nga emrat më befasues është holandezi Justin Kluivert, i cili u nënshkrua nga Ajaxi në një marrëveshje fillestare prej 15.16 milionë funtesh në vitin 2018.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Chelseat, Pedro është një tjetër lojtar të cilit i është thënë se ai mund të largohet nga Roma në verë.

Sky Italia raporton gjithashtu gjashtë lojtarët e tjerë që Mourinho dëshiron të shesë: Ante Coric, Robin Olsen, Davide Santon, Javier Pastore, Steven Nzonzi dhe Federico Fazio.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Jose Mourinhos si trajner i Romës: Pres që klubi të më bëjë dhuratë në këtë afat kalimtar

Mourinho, i cili ka qenë një ekspert gjatë kësaj vere në Euro 2020, pritet të përforcojë skuadrën e Romës në afatin kalimtar me fondet që vijnë nga këto tetë largime dhe me disa tjera të planifikuara nga drejtuesit.

Ish-menaxheri i Interit dhe Real Madridit thuhet se është i etur për të zbritur yllin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka dhe portierin e Ëolves, Rui Patricio. /Telegrafi/

Exit mobile version