Jose Mourinho u tregua pikërisht Jose Mourinho pasi arriti të përjashtohej në një ndeshje miqësore midis klubit të tij të ri, Romës dhe Real Betisit.
Mourinho nuk ka qenë kurrë i trembur të dalë përpara dhe të njoftojë gjyqtarët se çfarë mendon për vendimet e tyre, dhe nuk është ndryshe edhe kur ndeshja nuk është konkurruese, por miqësore.
Roma po përballej me Betisin të shtunën mbrëma, në Spanjë, në miqësoren e parafundit të klubit para se të fillojë sezoni i ri në Serie A pas dy javëve.
Të dyja ekipet po barazonin dhe kishin shënuar katër gola deri në minutën e 58-të, kur Alex Moreno i çoi nikoqirët në avantazh, për herë të tretë gjatë natës.
Mourinho storms the pitch after Pellegrini is shown a red card for protesting the 3rd Real Betis goal for hand ball. The 3rd time there's been an on pitch scuffle in Roma's last 2 games. It's still pre season…. pic.twitter.com/9EjPZTWHER
— Enda Higgins (@endahiggins88) August 7, 2021
Përsëritjet e qarta treguan se Moreno përdori dorën për të shënuar, por pa VAR goli qëndroi dhe kjo krijoi polemika.
Lorenzo Pellegrini u ndëshkua pasi demonstroi ndaj gjyqtarin dhe kjo e bëri Mourinhon të vraponte në fushë, për të kërkuar sqarim nga gjyqtari.
Gjyqtari nuk hezitoi dhe menjëherë pas mesfushorit italian e ndëshkoi me të kuq edhe ‘Special One’.
https://twitter.com/OleCunt/status/1424120515300634625
Pjesa tjetër e lojtarëve padyshim vendosën të marrin frymëzim nga menaxheri i tyre i ri, pasi edhe dy të tjerë morën kartonë të kuq deri në fund të ndeshjes.
Gianluca Mancini u largua me të kuq në minutën e 65-të, ndërsa Rick Karsdorp u ndëshkua më të kuq në minutën e 78-të duke çuar në katër numrin e të ndëshkuarve me të kuq.
Më vonë, Betisi shënoi edhe me Cristian Tello dhe Rober për të çuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5-2.
Ndryshe, Mourinho mori punën te Roma pasi u shkarkua nga Tottenhami në prill, më pak se një javë para finales në Carabao Cup. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=20Snkrpuq_0