Trajneri i Romës, Jose Mourinho thuhet se është kandidati kryesor për të zëvendësuar Fernando Santos si trajner i Kombëtares së Portugalisë.
‘Special One’ është kontraktuar në Stadio Olimpico deri në qershor të vitit 2024, por koha e tij te Roma mund të përfundoj më shpejt sesa mendohet.
Sipas gazetës Il Corriere Dello Sport, Mourinho është nën presion nga disa ‘personalitete me ndikim’ në vendin e tij për të zëvendësuar Santos, i cili u tërhoq pas eliminimit të Portugalisë në çerekfinalen e Kupës së Botës.
Bisedimet mes Mourinhos dhe federatës portugeze nuk kanë filluar ende, por ‘Special One’ po shqyrton opsionet e tij që përfshijnë menaxhimin e klubit dhe të vendit deri në fund të kontratës së tij me Romën.
Tentazione #Mourinho: in #Portogallo da ct #ASRoma #CorrieredelloSport https://t.co/0qalwQfmhE
— pagineromaniste.com (@PagineRomaniste) December 15, 2022
Nga ana tjetër, federata portugeze mund të emërojë një trajner të përkohshëm duke pritur që Mourinho të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Sipas gazetës, ish -trajneri i Interit është kandidati kryesor për këtë detyrë. Ai është tunduar për të marrë rolin, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron të largohet nga Roma.
Trajneri i njohur do të kthehet në Portugali sot për të vazhduar përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit me Giallorossët.
Ai nuk do të mbajë një konferencë për shtyp për të shmangur pyetjet për të ardhmen e tij nga mediat lokale. /Telegrafi/