Manchester Unitedi dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro.
Jose Mourinho dëshiron të forcojë skuadrën për sezonin e ri dhe drejtuesit e Unitedit pritet të jenë aktiv gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtja pritet të jetë reparti ku Unitedi do të ndërhyje më shumë dhe në theks të veçantë krahu i majtë.
Trajneri portugez ka përdorur Ashley Young si zgjidhje të parë këtë sezon, me Luke Shaw që nuk arriti të fitonte dot besimin e menaxherit të tij.
Mediat kanë raportuar disa emra që lidhen me këtë pozitë, ku Danny Rose dhe Jose Gaya thuhet të jenë në listën e Mourinhos.
Por, mediumi lokal Manchester Evening News pretendon se Sandro i Juventusit është prioriteti kryesor i 55-vjeçarit.
Chelsea u përpoq shumë për të nënshkruar verën e kaluar me brazilianin, por u dekurajuan nga çmimi i kërkuar i Juventusit prej 60 milionë funteve.
Ky çmim besohet të jetë rritur tani në 70 milionë funte apo 80 milionë euro dhe mund të vazhdojë të rritet nëse Sandro shkëlqen për Selecaon në Kupën e Botës. /Telegrafi/