Telegrafi

Mourinho po tenton ta bind një nga yjet kryesorë të Barcelonës të transferohet te Fenerbahce

Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Fenerbahces dhe synimi është ta rikthejë titullin te kjo skuadër pas 11 viteve mungesë.

Për këtë trajneri portugez është duke tentuar të ndërtojë një skuadër konkurruese që të luftojë me Galatasarayn dhe Besiktasin.

Special One dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës dhe objektivi kryesor është ylli i madh i Barcelonës, Ilkay Gundogan.

Mesfushori turko-gjerman mund të largohet nga Barcelona pasi katalunasit synojnë shitjen e tij në mënyrë që të financojnë ardhjet e Nico Williams dhe Dani Olmo.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Mourinho është angazhuar personalisht dhe po tenton ta bind mesfushorin t’i bashkohet atij te Fenerbahce.

Interesim për ish-anëtarin e Manchester City dhe Borussia Dortmund ka shprehur edhe Galatasaray, por edhe skuadrat arabe.

Gjithsesi Gundogan ende nuk ka vendosur nëse do të largohet apo do të qëndroj te Barcelona, edhe pse në klubin katalunas do ta mirëpritnin largimin e tij. /Telegrafi/