Tottenhami po kalon nëpër një super formë në këtë edicion, derisa ka rrëmbyer kreun e tabelës së Ligës Premeir me 20 pikë nga 27 të mundshme.
Spurs triumfuan ndaj Manchester Cityt 2-0, duke arritur që të ngjiten në krye, fal edhe fitores 3-0 të Liverpoolit ndaj Leicesterit.
Por, para takimit, Jose Mourinho dhe Sergio Reguilon kishin vënë një bast, me portugezin që i kishte kërkuar spanjollit të mos e lejonte Riyad Mahrezin ta driblonte asnjëherë.
Mbrojtësi iu përgjigj ofertës së tij dhe në atë takim, algjeriani nuk arriti asnjëherë të driblonte atë.
Kështu, Mourinho u detyrua ta qeraste Reguilonin me një proshutë nga kofsha e derrit.
“Premtimi është premtim. Më kushtoi 500 funte, por e mbajta premtimin”, ka shkruar Special One në Instagram.
Duket se portugezi ka gjetur mënyrën se si t’i motivojë lojtarët e tij dhe në këtë edicion është favoritë për të fituar Ligën Premier. /Telegrafi/