Telegrafi

Motta “i dashuruar” në tre lojtarët e Juventusit – i sheh si të pashitshëm

La Gazzetta dello Sport raporton se Thiago Motta i konsideron Andrea Cambiason, Kenan Yildiz dhe Nicolo Fagiolin si tre lojtarë të paprekshëm në skuadrën e tij të Juventusit.

Motta do të bëhet trajneri i ri i Zonjës së Vjetër në sezonin 2024-25. Gazzetta raporton se Bianconerët do të konfirmojnë emërimin e trajnerit në fillim të qershorit, por sipas gazetës, mbretërimi i Mottas në Allianz Stadium ka ‘nisur praktikisht’.

Sipas raportimit, ish- trajneri i Bolognas tashmë ka identifikuar tre lojtarë të paprekshëm në skuadrën e tij. Ata janë Cambiaso, Yildiz dhe Fagioli.

Mbrojtësi italian ka zgjatur së fundmi kontratën e tij deri në vitin 2029, Yildiz do të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje të re gjithashtu dhe Fagioli sapo është rikthyer nga një ndalim shtatë mujor për lojërat e fatit.

Motta shpreson të mbajë Gleison Bremer në ekip dhe të krijojë një partneritet mbrojtës me Riccardo Calafiorin, por Bianconerët mund të kenë nevojë të shesin brazilianin për të mbajtur bilancin pozitiv ekonomik.

Lexo po ashtu Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Javën e ardhshme, Cristiano Giuntoli do të ketë një takim ‘vendimtar’ me agjentin dhe nënën e Adrien Rabiot, Veronique, për të përcaktuar nëse francezi do të zgjasë qëndrimin e tij përtej vitit 2024. Bayern Munich dhe disa klube të Ligës Premier janë të interesuar për ish-yllin e PSG-së që luajti me Thiago Mottan gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin francez.

E ardhmja e Federico Chiesas mbetet e pasigurt, dhe e njëjta gjë është e vërtetë për Wojciech Szczesny, duke qenë se Juventus ka arritur një parim marrëveshjeje për të nënshkruar me Michele Di Gregorio nga Monza. /Telegrafi/