Të shtunën, modelja Kejvina Kthella tregoi një pendesë të thellë lidhur me një veprim të sajin që kishe bërë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Bëhet fjalë për shuplakën e famshme që ia kishte dhënë Luizit, me çka edhe i kishte kushtuar me përjashtim bukuroshes binde.
Ajo së fundmi i dërgoi Luiz Ejlit një dron në shtëpinë e BBVA si shenj paqeje, duke i treguar se pavarësisht çfarë ndodhi – ajo vazhdon ta dojë.
E lidhur me rastin në fjalë, në një shkrim të publikuar në InstaStory ka reaguar motra e Kejvinës, Dorisa Kthella, e cila ka akuzuar produksionin e Big Brother VIP Albania se nuk e kanë lejuar që të dutet në shtëpi dhe t’i kërkojë falje publike.
“Pas përplasjes dhe debatit të Kejvinës me Luizin natën e prime-it dhe shkuarjes në gjuajtjen me shpullë, kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje publike për këtë gjest jo të hijshëm, Luizit personalisht dhe familjes së tij, por nuk na është lejuar. Kejvina disa ditë më parë iu ka kërkuar falje fansave të tij, por sot arriti më në fund t’i dërgonte një dron, për t’i kërkuar falje për veprimin që ka kryer. Jo vetëm Luizit, por të gjithë shikuesve iu kërkojmë ndjesë sepse nuk jemi njerëz të rritur me dhunë. Por jeta ndonjëherë të vë para zgjedhjeve të gabuara. Nuk është Kejvina ajo që patë atë natë”, ka shkruar motra e Kejvinës në InstaStory.
Përndryshe, në dronin e dërguar Luizit Kthella kishte shkruar në italisht “Unë të dua..dhe ti këtë e di”. /Telegrafi/