Nën moton “Qeveri, Let Us Dance”, klubet e natës në Kosovë do të protestojnë javën që vjen në sheshin ‘Skënderbeu’, saktësisht më 14 korrik (e mërkurë).
Të pranishëm në këtë do jenë edhe artistët si: Tayna, Kida, Ledri, Lumi B, Capital T, Dafina Zeqiri dhe shumë të tjerë do të perfomojnë në skenën përballë Qeverisë.
Protesta vjen pasi klubet e natës nuk lejohen të funksionojnë akoma për shkak të situatës me COVID-19.
Evenimenti në bazë të asaj që është raportuar do të nisë në orën 21:00.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po ashtu në maj organizoi një protestë me moton “Me një vaksinë nuk çel pranvera”.
Edhe kësaj proteste i janë bashkuar disa prej yjeve shqiptarë përfshirë këtu Dafinën me grupin e saj, Moneyz. /Telegrafi/