Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me diell dhe vranësira të ulëta deri mesatare, paradite me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, kurse maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë Celsiusë.