Telegrafi

Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Foto: Arkiv

 

Moti gjatë ditëve të ardhshme pritet të jetë me shi, bubullima dhe stuhi.

Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm moti për pjesët perëndimore të Maqedonisë, të cilat pritet të jenë më të prekurat.

Në ditët e fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, vende-vende mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, vetëtima dhe kushte për shfaqjen e stuhive lokale.

Të hënën kushtet për jostabilitet do të zvogëlohen për një kohë të shkurtër, ndërsa nga e marta pasdite do të ketë sërish shfaqje të jostabilitetit me intensitet të ndryshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.