Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe vranësira të lehta këtë të enjte

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashikohet mot kryesisht me diell, por me prezencë të vranësirave të herëpashershme.

Temperaturat minimale do të jenë në intervalin prej 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Vlerat e indeksit UV kanë shënuar rënie gjithashtu. /Telegrafi/