Një 75-vjeçar nga Gjermania ka humbur jetën në një hotel në Vlorë.
Policia bën me dije se i moshuari ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në Vlorë, ka humbur jetën shtetasi gjerman M. A., 75 vjeç, i cili ishte akomoduar në këtë hotel. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”-njofton policia.